Feronikeli transferon super mesfushorin shqiptar

Futboll 11 Qershor 2019 18:19

Mesfushori 25 vjeçar, Argjend Malaj, është futbollisti më i ri i Feronikelit.

Klubi i Feronikelit, konfirmon se, që nga sot (e martë), Malaj do të jetë pjesë e kampionëve të Kosovës.

Malaj ishte futbollist i Kamzës, në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, ku më parë kishte mbrojtur edhe ngjyrat e Skënderbeut.

Argjend Malaj luan në pjesën qendrore të mesfushës dhe pati më shumë se 20 paraqitje në Kategorinë Superiore këtë sezon.

Vushtrriasi tani e tutje do të mbrojë ngjyrat e Feronikelit.