Feronikelin e uron edhe ky futbollist i njohur

Futboll 10 Korrik 2019 11:05

Kampioni i Kosovës, Feronikeli ka arritur një barazim të vlefshëm dje në ndeshjen ndaj TNS.

Feronikeli ishte duke humbur deri në minutat e fundit të ndeshjes, por futbollistët e Zekirija Ramadanit arritën të shënonin dy gola të shpejtë për të barazuar rezultatin.

Ky barazim i kampionit të Kosovës pa dyshim që ishte një arritje e madhe për futbollin kosovar.

Edhe futbollisti i mirënjohur shqiptar, Alban Meha e ka uruar Niklin për një arritje të tillë.

Ai në një koment në faqen zyrtare të Niklit në Facebook ka shkruar: Urime dhe suksese KF Feronikeli #drenica.