Ferrari beson se ka vënë standarde të reja me bolidin e ri

Formula 1 16 Shkurt 2019 18:03

Ferrari është brendi i fundit në Formula 1 që ka treguar bolidin e ri, derisa shpreson se do t’i japë fund ecurisë së gjatë pa titull në kampionat.

Ekipi i famshëm nga Italia nuk e ka fituar titullin që nga viti 2007, kur Kimi Raikkonen ishte shpallur kampion.

Aventura e re e Ferrarit do të udhëhiqet nga Sebastian Vettel, derisa katër herë kampioni i botës do të ketë një bashkëngasës të ri, Charles Leclerc, i cili erdhi nga Sauberi.

Ferrari tregoi paraqitje më të mira se Mercedesi në disa gara vitin e kaluar, por bëri shumë gabime në garat e tjera.

p1d3okn6mp16081i21hk91rpp1f1q9.jpg

Duke folur nga zyra e Ferrarit të premten, Vettel tha: “Mezi pres fillimin e sezonit. Ekipi është në rrugën e duhur dhe shpresoj se mund të vazhdoj të përmirësohem.”

Drejtori teknik i ekipit, Mattia Binotto shtoi: “Bolidi është avancim nga viti i kaluar, nuk është revolucionar.

“Ne thjesht u munduam të bëjmë diçka (të madhe) përsëri, të ngrisim standardet, të ngrisim nivelin dhe jemi munduar të tregohemi sa më ekstrem që kemi mundur.” /Insporti.com/