Ferrari dominoi në provat në SPA

Formula 1 31 Gusht 2019 22:12

Charles Leclerc do të jetë në “pole position” në pistën e SPA me makinën Ferrari, në provat zyrtare të vlefshme për Çmimin e Madh të Belgjikës. Ai pati kohën 1’42”644, duke qenë më i shpejti në pistë, një kohë e zakonshme, duke qenë shumë i shkëputur nga rivalët.

“Pole” nr. 4 në karrierë për Leclerc. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Sebastian Vettel, por me 7 të dhjetat më i ngadalshëm. Pra, një vijë e parë e nisjes totalisht e makinës “kokëkuqe”, që tregoi se kishte bërë një hap shumë të madh përpara gjatë pushimeve verore.

Vetëm i treti Lewis Hamilton me Mercedes, 8 të dhjetat vonesë krahasuar me Leclerc, që do ta nisë garën e nesërme nga vija e dytë. Në krah do të ketë shokun e tij të skuadrës Valtteri Bottas, me dy pilotët e Mercedes që nuk dhanë atë që pritej në pistë.