Ferrari me mesazh prekës për viktimat e Xhenovës  

Formula 1 24 Gusht 2018 16:26

Skuadra italiane e Ferrarit, ka vendosur që në nderim të viktimave në tragjedinë e Xhenovës, 10 ditë pas shembjes së urës Morandi, të shkruajë një mesazh të shkurtër për të prekurit.

Në Çmimin e Madh të Belgjikës, në kokëkuqet e Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen, logo me kalin e Ferrarit, do të lidhet nga dy anët e urës, si dhe do të shkruhet: “Në zemrat tona.”

-->