“Ferrari më superior, por unë besoj te forca e Mercedes”

Formula 1 29 Gusht 2018 13:38

Lewis Hamilton e ka lënë pas krahëve zhgënjimin në garën e Belgjikës, ku u rendit i dytit edhe pse e nisi atë nga “pole position”.

Pas polemikave që pati me drejtuesit e FIA-s, për shprehjen e tij se “Ferrari i Vettel e parakaloi me një truk special”, piloti britanik ka lënë pas krahëve garën e Spa dhe mendon për sfidën e radhës, garën e Italisë, që këtë të diel zhvillohet në pistën e Monza.

“Në këto momente, Ferrari është më i shpejtë se ne dhe po dominon. Unë nuk doja të thoja që Ferrari po përdor diçka ilegale, por vetëm që ka diçka që e ndihmon për të pasur një paraqitje më të mirë se sa Mercedes”, u shpreh Lewis Hamilton, që kryeson renditjen e përgjithshme të Formula 1, me 17 pikë avantazh karshi Vettel.

Duke folur për garën e Monza, piloti britanika tha: “Nuk jam i shqetësuar për atë garë. Duhet të përfitojmë nga mundësitë që na jep makina jonë dhe të marrim maksimumin në pistë”.

“Vetëm duke vepruar kështu mund të fitojmë titullin kampion. Unë besoj te Mercedes, por garat e ardhshme do të jenë indikator i mirë i forcës së makinës tonë”.

-->