Ferrari nën hetim, pas dështimit në pistë tani akuza për mashtrim

Formula 1 20 Nëntor 2019 21:00

Si të mos mjaftonin rezultatet negative, Ferrari përfshihet tani në valën e një skandali mashtrimi që nëse do të faktohet si i tillë, do të ketë pasoja në imazhin dhe sezonin e një prej ekipeve ikonike të Formula 1.

FIA ka nisur një hetim për sistemin e furnizimit të makinave të lincencuara për të garuar, madje ka sekuestruar për analiza edhe disa pjesë të dyshimta, përmes komisarëve të saj, pjesë të përdorura në garën e fundit në Brazil.

Sistemet e furnizimit do të analizohen në laboratorët e FIA-s pasi dyshohet se janë modifikuar dhe janë përdorur për t’i dhënë avantazh shoferëve në krahasim me protagonistë e tjerë në cirkuit.

Edhe pse nuk ka pasur asnjë ankesë zyrtare, disa ekipe të Formula 1 kanë ngritur dyshime sesi Ferrari arrin një shpejtësi jashtë logjikës në vijë të drejtë, dicka që nuk e kishte para pauzës së verës.

I vetmi që ka zbritur në skenë me akuza direkte për mashtrim është Maks Verstapen, si për ironi të fatit një prej shoferëve që synon të përfshihet në projektin e ardhjshëm të Ferrarit.

Dy shoferët e skuadrës italiane, e nisën në pozicione të mira garën e Brazilit, por asnjë prej tyre nuk arriti ta përfundonte pasi u përplasën me njëri tjetrin duke mos mbijetuar deri në fund.

Top Channel

-->