Ferrari: Pranojmë vendimin e FIA-s, por F1 po shkon në rrugë të gabuar

Formula 1 01 Korrik 2019 11:28

Komisarët e garës së Austrisë në Formula 1, pas shumë polemikash vendosën t’ia lënë fitoren e garës Max Verstappen me Red Bull.

Ata e konsideruan korrekt parakalimin që ai bëri 3 xhiro nga fundi karshi Charles Leclerc me Ferrari.

“E respektojmë vendimin e komisarëve edhe pse ai vendim është i gabuar. Si Verstappen ashtu edhe Leclerc bënë një garë të mirë, i përgëzoj, por tani të mos merremi më me këtë çështje”, tha Mattia Binotto, shefi i Ferrarit.

“Komisarët vendosën të mos marrin asnjë masë, por Leclerc nuk pati aspak hapësira në pistë dhe Verstappen e shtyu jashtë saj. Ne nuk jemi aspak të lumtur nga ky vendim, është i dyti radhazi kundër nesh”, tha më tej Binotto.

Në fund, shefi i “kokëkuqes” shprehet: “Më vjen keq, por kështu po shkojmë në rrugën e gabuar. E gjithë Formula 1. Ferrari nuk e ka në stilin e saj të zihet me grushte. Ne nuk po rrimë duarkryq, po punojmë për të sistemuar gjithçka shumë shpejt”. /telesport.al/