Ferrari i ri – i mahnitshëm

Formula 1 22 Shkurt 2018 15:18

Ferrari ka prezantuar bolidin e vet të ri SF71H, në të cilin janë të vërejtshme ndryshime të dizajn edhe për shkak të skemë së re të ngjyrave.

Ky është sezoni i parë që nga viti 2009 që nuk e ka sponsor bankën spanjolle Santander, që ka vendosur të tërhiqet nga sponsorizimet e mëdha për shkak të krizës financiare.

Ferrari edhe këtë sezon në ekip ka Sebastian Vettelin dhe Kimi Raikonenin, dy prej vozitësve dhe përgjithësisht sportistëve më të paguar në botë.

Kjo tregon për besimin e madh që ka Ferrari në ekipin e vet të ngasësve, posaçërisht kur dihet se Kimi Raikkonen nuk ka fituar asnjë garë që 5 vjet, gjegjësisht në 94 startet e tij të fundit.

Vitin e kaluar Ferrari e kishte sezonin e vet më të mirë në pesë vitet e fundit, por kjo nuk mjaftoi për të mundur Lewis Hamiltonin dhe Mercedesin.

Ferrari nuk ka fituar asnjë titull në Formula 1 që nga viti 2007 dhe kjo është periudha e dytë më e gjatë pa titull, në historinë e ekipit të vetëm që ka pjesë Formulës 1 që nga sezoni  parë, më 1950.

Përveç elementeve në dizajn që janë të imponuara nga rregullat e reja, qartazi e vërejtshme te Ferrari është edhe distanca më e madhe ndërmjet rrotave, diçka që duket se është “kopjuar” nga dizajni i Mercedesit të vitit të kaluar.

Sezoni i ri në Formula 1, fillon më 26 mars me garën per Shpërblimin e madh te Australisë, që zhvillohet në shtegun Albert park në Melburn.