Ferrari triumfon në Singapor, Vettel në vendin e parë

Formula 1 22 Shtator 2019 16:39

Në kuadër të garës për Çmimin e Madh të Singaporit, dy pilotët e Ferrarit kanë treguar paraqitje të mira.

Sebastian Vettel ka arritur ta fitojë këtë garë duke lënë pas Leclerc, i cili arriti vetëm vendin e dytë.

Ndërkaq, në vendin e tretë u rendit piloti i Red Bullit Max Verstappen.

Vendi i katërt dhe vendi i pestë i takoi Lewis Hamiltonit dhe Valtteri Bottas.

Ndryshe, kjo është gara e tretë me radhë që pilotët e Ferrarit po triumfojnë përkundër një fillimi të dobët.

-->