Festa e ‘çmendur’ e Lineker, Ferdinand e Hoddle pas golit të tretë të Mouras

Futboll 09 Maj 2019 18:11

Goli i tretë i shënuar nga Lucas Moura në minutën e 95′ ndaj Ajaxit që i dhuroi kualifikimin Tottenhamit në finalen e Madridit, ka bërë që të ‘shpërthejnë’ në festë dy ish-lojtarët e Tottenhamit, Gary Lineker e Glenn Hoddle.

Në studion BT Sport, ku ishin të pranishëm Gary Lineker, Rio Ferdinand dhe Glenn Hoddle, ky i fundit për pak sa nuk i pushoi zemra duke mos mbajtur dot emocionet aq sa edhe Ferdinand e pyeti se a është mirë.

Hoddle ka luajtur për plot 12 vite me skuadrën nga Londra, derisa ka qenë pjesë edhe e Chelseat për dy vite.

Më poshtë, video e Ferdinandit e postuar në ‘Twitter’. /Insporti.com/