Festa e Kosovës në dhomën e zhveshjes, së bashku me Ademin e Veselin

Nations League 12 Tetor 2018 09:51

Festa për fitoren 3-1 kundër Maltës në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk ka munguar mbrëmë në dhomën e zhveshjeve të “Dardanëve”.

Pas takimit, ata i kanë vizituar numri një i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ata uruan djelmoshat e Kosovës për paraqitjen mbresëlënëse kundër Maltës, që regjistruan fitoren e dytë në Ligën e Kombeve. /Insporti.com/