Festë dhe alkool: Lampard paguan faturën e “çmendur”

Futboll 18 Maj 2019 09:16

Frank Lampard është shumë afër të shkruaj histori me skuadrën e Derby County.

Ish mesfushori anglez i Chelsea pas pensionimit ka filluar karrierën e tij si trajner dhe qysh në sezonin e tij të parë ka dëshmuar aftësitë e tij, duke u kualifikuar në finale të Play-Offit të “Championship” dhe në rast të triumfit do të inkuadrohet në Premier League, shkruan Insporti.com.

Në gjysmëfinale Derby mposhti klubin legjendar Leeds United me rezultat 4:2 si mysafir dhe në finale do të përballen me Aston Villa.

 

Pas kësaj fitore madhështore, i gjithë stafi i trajnerëve dhe futbollistët festuar këtë arritje.

Festa e fitores kundër ekipit të Marselo Bielës ka qenë e madhe. Lojtarët dhe stafi teknik janë parkuar në një pub, aty ku nuk kanë kursyer asgjë. Alkooli ka vërshuar lumë nën tingujt e muzikës, ndërsa fatura e majmë ka mbërritur shifrën 2800 sterlina, ndryshe 3200 euro!

Plot 209 birra, 75 Jagermaister, 65 shotsa me vodka, 53 xhin tonik, 54 Sambuka, 38 gota tekila dhe 5 shishe Proseko ka konsumuar skuadra e Derby. Trajneri i dy herë fituesve të Premier Ligës është treguar një shef i mirë duke paguar gjithë shumën.

Lampard ka qenë në qiellin e shtatë pas fitores së madhe dhe nuk ka lënë askënd të harxhojë asnjë cent.

Ai ka vendosur të qerasë heronjtë e tij, ndryshe Lampard është një prej njerëve më intelegjentë në Britani të Madhe me IQ 140.

 

Pra, suksesi i tij nuk është thjesht befasi… /Insporti.com/