Festë në Prishtinë për fitoren e Distria Krasniqit

Tokio2020 24 Korrik 2021 18:14

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka siguruar sot medaljen e dytë të artë olimpike në histori të Kosovës, shkruan Insporti.

Gjatë rrugëtimit të saj drejt finales së “Tokio 2020”, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin siguroi fitore kundër brazilianes Gabriela Chibana, në çerekfinale e mposhti kinezen C.H. Lin, në gjysmëfinale e eliminoi mongolezen Munkhbat Urantsetseg, dhe në finale siguroi të artën në përballjen kundër japonezes Funa Tonaki.

Për fitoren e saj do të festohet sot në Prishtinë.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka vendosur që të organizojë një festë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë nga ora 20:00.

Kjo festë do të organizohet në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe të Kulturës së Komunës së Prishtinës.Reklamë

“Për të shënuar këtë fitore ju ftojmë sonte nga ora 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku KOK-u në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së komunës së Prishtinës, do të organizojë një festë për të shënuar medaljen e Artë e që është pjesë e aktivitetit të Festivalit Tokyo 2020”, thuhet në njoftimin e KOK-ut”, thuhet nga Komiteti Olimpik.

-->