Festë tek Sigal Prishtina, dy lojtarë e marrin nënshtetësinë e Kosovës
Basketboll
25 Janar 2022
18:49

Dy basketbollistë të klubit më të madh të basketbollit, Sigal Prishtina, e kanë marrë nënshtetësinë kosovare.
Basketbollistët shqiptarë Jetmir Zeriqi dhe Jan Palokaj janë bërë tashmë edhe zyrtarisht kosovarë pasi paraprakisht kishin nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut, respektivisht të Kroacisë.
Bardhekaltrit madje ua kanë bërë si dhuratë një tortë, ku janë përfshirë flamujt e të tria shteteve.
Gjithashtu, klubi kryeqytetas uron që në të ardhmen e afërt ata të ftohen edhe në ekipin kombëtar të Kosovës.