Festimi i Neville në prani të Carragher bëhet hit në rrjetet sociale

Futboll 21 Tetor 2019 13:03

Gary Neville dhe Jamie Carragher dikush ishin rival të përbetuar në fushë. Neville ishte pjesë e Manchester United, ndërsa Carragher futbollist i Liverpoolit, shkruan Insporti.com.

Të dielën pasdite u zhvillua derbi më i madh në ishullin britanik në mes të Manchester United dhe Liverpoolit në Old Trafford, që përfundoi me rezultat baras 1 me 1.

Dyshja angleze tashmë pjesë e mediumit anglez “Sky Sports” ishin në komentim të kësaj ndeshje së bashku me komentator kryesor, Martin Tyler. Reagimet e tyre janë kapur nga kamerat e Sky Sports, duke u bërë hit në rrjetet sociale.

Neville është parë duke e festuar golin e Marcus Rashford në prani të Carragher, duke e shfaqur gëzimin e madh të tij. Ndërsa, Carragher vetëm qëndronte duke mos reaguar dhe dukej i nevrikosur. /insporti.com/

-->