Festimi i Neymarit dhe Paredesit direkt në fytyrë Kimmich po pushton rrjetet sociale

Futboll 14 Prill 2021 09:15

Pasi eliminuan kampionin aktual të CHL nga çerekfinalja e këtij kompeticioni, Neymar festoi drejtë e në fytyrën e Joshua Kimmich dhe kjo fotografi ka shkuar viral në rrjetet sociale.

PSG u mposht 1-0 në ndeshjen e djeshme, por u kualifikuan në gjysmëfinale shkaku i fitores 3-2 në ndeshjen e parë në Gjermani.

Ky kualifikim tutje ka dhuruar shumë gëzim në mesin e klubit francez dhe njëri nga ata që e ndjeu më shumë ishte braziliani Neymar

Braziliani gjithashtu u sigurua që të festonte para fytyrës së Kimmich dhe kjo gjë që nuk kaloi pa u vënë re nga fansat në mediat sociale.

Festa e Neymarit thuhet se erdhi pasi Kimmich kishte deklaruar se Bayerni është skuadër më e mirë dhe do ta eliminojë PSG-në.

-->