Festival golash – Nedim Bajrami shënon në humbjen e Empolit ndaj Romas

Futboll 23 Janar 2022 20:23

Roma ka marrë një fitore spektakolare në udhëtim kundër Empolit.

Giallorossi shënuan fitore bindëse me rezultatin 2:4, në udhëtim kundër skuadrës së Empolit.

Skuadra e Jose Mourinho kaloi në epërsi qysh në minutën e 24’, me anë të Tammy Abraham.

Tri gola të shpejta tjera u shënuan në minutat 33’, 35’ dhe 37’, nga Mancini, Oliveira dhe Nicolo Zaniolo.

Empoli reagoi në pjesën e dytë duke shënuar dy herë, fillimisht në minutë e 55’ me Pinamonti, kurse më pas me shqiptarin Nedim Bajrami, në minutën e 72’. Bajrami vulosi rezultatin final 2:4.

Kjo fitore e çon Romën në kuotën e 38 pikëve për pozitën e gjashtë, kurse Empoli mbetet me 29 pikë në pozitën 12.

-->