Fetahu: Është turp që klubet kosovare nuk mund të luajnë në ABA Ligë

Superliga 21 Korrik 2019 14:09

Basketbolli në Kosovë vazhdon të ketë ngritje, derisa edhe përfaqësimi në arenën ndërkombëtare tashmë ka nisur të sjellë rezultate. Padyshim suksesi i Prishtinës e cila tash do të luajë në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve në FIBA, është sinjali më i mirë se këtu ka ngritje.

Megjithatë, për kryetarin e FBK-së, Arben Fetahu në një intervistë dhënë për Bhbasket, është turp që klubet tona nuk po prezantohen në ABA Ligë, kjo për shkak të “kërcinimit” nga klubet serbe.

“Këtë sezonin Prishtina do të luajë në raundin e dytë të kualifikimeve për FIBA Champions League, ndërsa Rahoveci do të luajë në raundin e dytë të Kupës në FIBA Europa. Është turp që klubet kosovare nuk mund të luajnë në ABA Ligë, përcjell zëri.info.

Aty ka vetëm një pengesë janë klubet nga Serbia që kanë ndikim të fortë politik. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjitha federatat nga rajoni, klubet tona luajnë ndeshje miqësore me klubet nga Mali i Zi, Maqedoni, Cibona ka ardhur tek ne kështu që nuk kemi asnjë problem me to, të vetëm klube që po bëjnë presion janë ato nga Serbia”, ka thënë Fetahu.