FIBA publikon festën e Prishtinës pas kualifikimit (VIDEO)

Basketboll 06 Shkurt 2019 21:40

Z Mobile Prishtina është kualifikuar në TOP 16 të FIBA Europe Cup, pas fitores së sotme ndaj skuadrës turke Pinar Karsiyaka me rezultat 82:78.

Atmosfera fantastike që mbretëroi në palestër gjatë gjithë ndeshjes, por sidomos pas përfundimit të saj është publikuar edhe nga faqja zyrtare e FIBA-s.

Drejtori i Z Mobile Prishtinës, Florian Miftari, ka thënë për Insportin se ky sukses është rezultat i punës së madhe që është bërë, ndërsa shpreson që skuadra të vazhdojë me paraqitje të mira. “Është një sukses që nuk e ka imagjinuar askush më parë. Kemi arritur të kualifikohemi në TOP 16, duke shkruar historinë në sportin e Kosovës. Është rezultat i punës së madhe që është bërë, ndërsa sonte u kurorëzua edhe me përkrahjen e madhe të ‘Plisave’. Shpresojmë që edhe në vazhdim të kemi paraqitje si kjo që e patëm sonte”, ka thënp Miftari për Insporti.com.

Shorti për rrethin tjetër të garave do të hidhet të enjten në Munih.

Z Mobile Prishtina është favorite absolute për të triumfuar edhe në kampionatin vendor dhe Kupën e Kosovës./Insporti/.