FFK brenda pak ditësh shpall zgjedhjet për kryetarin e ri

Kombëtarja 02 Mars 2022 12:52

Federata e Futbollit të Kosovës pritet që gjatë kësaj jave t’i hap zgjedhjet për kryetarin e ri me mandat katërvjeçar.

Telegrafi mëson se shtëpia e futbollit kosovar ka përfunduar të gjitha procedurat për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve që do të shpallen brenda pak ditësh, transmeton Insporti.

Kandidatët që duan të garojnë për të kreun e FFK-së duhet t’i kenë 15-të nga 59-të nënshkrimet e delegatëve të kuvendit.

Kryetari aktual, Agim Ademi pritet që sërish të kërkojë besimin edhe një tjetër mandat.

Po ashtu, ambiciet për kreun e FFK-së kanë shprehur edhe Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti, emrat që tashmë dihen zyrtarisht.

-->