FFK del me sqarim rreth rastit të Arianit Ahmetit

Futboll 22 Maj 2020 16:14

Gjatë ditës së djeshme, Inspektoriati i Punës mori vendim që të rishikohet edhe njëherë procedura e largimit nga puna të Arianit Ahmetit, transmeton Insporti.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar sot Federata e Futbollit të Kosovës. Në njoftim thuhet se IP nuk ka evidentuar që nuk ka bazë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

Njoftimi i plotë:

Ndaj z. Arianit Ahmeti organet e brendshme të FFK-së kanë marrë Vendim për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për shkak të shkeljeve të rënda të detyrave të punës.

Së fundi, ne, kemi pranuar një vendim nga Inspektorati i Punës, ku kërkon nga FFK që të rishqyrtojë edhe njëherë procedurën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës së z. Ahmeti. Pra, ka kërkuar vetëm të rishqyrtohet procedura, në asnjë rast Inspektorati nuk ka evidentuar që nuk ka bazë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

Organet e brendshme të FFK-së, konform dispozitave të Ligjit të Punës, akteve të brendshme dhe vendimit të Inspektoratit të Punës, do të ndërmarrin veprimet ligjore në afatin e paraparë dhe do të informojnë Inspektoratin dhe palët në këtë procedurë.

Eroll Salihu, Sekretar i Përgjithshëm i FFK-së

-->