FFK dënon tri klube të IPKOSuperligës së Kosovës

Futboll 26 Shkurt 2019 21:30

As fundjava e fundit e IPKOSuperligës së Kosovës nuk ka kaluar pa probleme.

Sot Komisioni disiplinor i shkallës së parë ka mbajtur mbledhjen, në të cilën ka shqiptuar dënime për tri klubet e Superligës, përcjell Insporti.com.

Drita, Gjilani dhe Ballkani janë klubet të cilat janë dënuar nga ky Komision disiplinor.

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur  me datë 26.02.2019 ditë e martë, ora 14,00 , shqyrtoi procedurat e hapura  disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisionit   të garave pas përfundimit të ndeshjeve  nga java e fundit datë 23-24.02.2019 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve  zyrtare, konform Dispozitave  të Rregullores  disiplinore   sjelli këto ;

 

V E N D I M E

KF “ BALLKANI “ nga Suhareka  në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime të pjesërishme  në organizimin e ndeshjës së javës së ; XVIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll  për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – DRENICA  e zhvilluar me datë  16.02.2019 në stadiumin e qytetit në Suharekë DENOHET me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT  në bazë të Rregullores  disiplinore neni  50 paragrafi 1 pika  2.

KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të hapur   disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XVIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  DRITA – GJILANI  e zhvilluar me datë 16.02.2019 në stadiumin e qytetit  në Gjilan ; raportet zyrtare  ( sjellje e gabuar e spektatorëve ; hudhje e gjasendeve  dhe flakadanëve  në fushë  minutat; 65,71,84,90+ ) DENOHET me të holla në shumë prej ; 1000  euro ( njëmijë euro ) në bazë  të Rregullores  disiplinore neni  50 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi  2 pika 1. Afati  i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15  ditë, nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishë. ( neni 11 paragrafi 1 )

KF “ GJILANI “ nga Gjilani  në procedurë të hapur disiplinore  nga mbledhja e komisionit, për  sjellje të gabuar të spektatorëve   të klubit (  ndezje dhe hedhje  e flakadanëve  dhe fishekzjarrëve në fushën e lojës  në minutat ; 57,70,73,82 dhe 90+ ) në ndeshjën e javës së ; XVIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për  kategorinë e seniorëve ;  DRITA – GJILANI  e zhvilluar me datë 16.02.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan ; raportet zyrtare ; DENOHET  me të holla në shumë prej; 1000  euro ( njëmijë  euro ) në bazë të Rregullores  disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 2  pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë, nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.

 

 

 

-->