FFK dhuron dy bileta falas për ndeshjen Kosovë – Angli

Futboll 28 Tetor 2019 13:08

Federata e Futbollit e Kosovës do të dhurojë dy bileta falas për ndeshjen e përfaqësueses “Dardane” ndaj Anglisë, takim ky i vlefshëm për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2020.

Përmes llogarisë zyrtare të saj në rrjetin social “Instagram”, federata ka njoftuar se kushdo që dëshiron të hyjë në garë për të fituar dy bileta, duhet t’i ndjek 3 hapa.

Ky është njoftimi i FFK-së në “Instagram”:

Më poshtë njoftimi nga FFK:

FFK në profilin zyrtar në Instagram dhuron dy bileta falas për ndeshjen e ëndrrave Kosovë vs Angli.

Hapat që ju duhet të bëni për të qenë kandidatë për të fituar janë:

Follow faqen @ffk_kos

Like Postimin;

Tag Shokun/Shoqen me të cilin doni ta shikoni ndeshjen.

Fituesi zgjedhet random në mënyrë automatike më 4 nëntor.

Ju urojmë fat!

-->