FFK flet për rastin e “gazetarit të mërdhirë”

Futboll 26 Shkurt 2018 15:55

Raporti i Insportit për rastin e gazetarit Fatos Preniqi dhe trajtimit që i është bërë atij nga KF Besa këtë fundjavë, nuk i ka lënë indiferent as zyrtarët e FFK-së.

Zv. Sekretari i Përgjithshëm Arianit Ahmeti deklaroi për Insporti se “kemi një vendim të Komitetit Ekzekutiv që tribunat e mediave duhet të përfundojnë deri në vitin e ardhshëm. Ka qenë e nevojshme që klubeve t’u japim afat meqë ne ua kemi dhënë mjetet për ti kryer punët, ato janë mjete të UEFA-s dhe klubet janë të obliguara të raportojnë se si i kanë harxhuar ato”.

Ahmeti u ankua se klubet janë shumë të ngadalshme në kryerjen e punimeve në stadiume dhe për momentin FFK nuk mund të bëjë më shumë sesa të vendosë afat për kryerje të punimeve, kurse më pas mund të ndërmarrë edhe hapa të tjerë.

FFK vitin e kaluar kishte pranuar një shumë prej 630 mijë Eurosh nga UEFA, dedikuar pikërisht përmirëismit të infrastrukturës për media në stadiumet e Superligës dhe për këtë shumë klubet janë të obliguar të raportojnë se si i kanë shpenzuar mjetet.

-->