FFK futet në “panik” – ndalon komentet në faqen zyrtare në Facebook 

Kombëtarja 06 Prill 2022 15:01

Pas ndalimit të pyetjeve të gazetarëve pas Kuvendit Zgjedhor, FFK ka bërë edhe një veprim tjetër.

Në postimet e fundit në faqen zyrtare të FFK-së në Facebook është ndaluar të komentohet.

E gjithë kjo ka ardhur pas shumë pakënaqësive nga ana e tifozëve dhe atyre që merren me futboll.

Kujtojmë se Agim Ademi u rizgjodh kryetar i FFK-së edhe për një mandat katër vjeçar.

Një pjesë e delegatëve nuk morën pjesë në Kuvend dhe e kanë quajtur të jashtëligjshëm organizimin e Kuvendit.

-->