FFK-ja merr vendim për Armend Dallkun pas akuzave të trajnerit të Dukagjinit drejt Genc Nuzës

Futboll 14 Maj 2021 15:04

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur sot shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjes finale të kupës së Kosovës në futboll Dukagjini – Llapi.

Pasi shqyrtoi të gjithë materialin, Komisioni disiplinor ka hapur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Dukagjinit, Armend Dallkut.

Ky vendim vjen pasi kryetrajneri i klubit nga Klina në prononcimin e tij pas ndeshjes finale, hodhi akuza ndaj gjyqtarit Genc Nuza, për favorizim të skuadrës së Llapit.

Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor:

Hapje e procedurës disisplinore:

-ndaj kryetrajnerit të KF “Dukagijni”, Armend Dallku me nr ID 000613M83. Pas përfundimit të ndeshjes, në prononcim për media akuzon gjyqtarin kryesor për favorizimin e FC “Llapi”. Sipas xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore;

Kërkohet deklaratë shtesë nga i lartpërmenduri. Afati datë: 18.05.2021 ora 13:00.

Mbetet të shihet në vendimin e radhës se a do të ketë dënim për trajnerin, Armend Dallku.

-->