FFK merr pjesë në mbledhjen e UEFA-s
Futboll
08 Mars 2019
10:51

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu po merr pjesë në mbledhjen e UEFA-s, ku përfshihen të gjithë sekretarët e përgjithshme të federatave antare në këtë institucion.
Gjatë këtij mitingu po diskutohet strategjia digjitale dhe komerciale e UEFA-s si dhe për sfidat dhe mundësitë.
Gjithashtu u diskutua edhe për të ardhmen e garave të organizuara nga UEFA, si dhe për përditësimin e ngjarjeve nga FIFA. /Insporti.com/