FFK më në fund prezanton selektorin (VIDEO)

Kombëtarja 02 Mars 2018 10:43

Federata e Futbollit e Kosovës pas shumë shtyrjeve dhe spekulimeve ka prezantuar selektorin e ri të Kosovës në futboll. Zvicerani 66 vjeçar Bernard Challandes ka marrë përsipër udhëheqjen e kombëtares së Kosovës sipas një kontrate 2 vjeçare, që do të thotë se pas kualifikimeve për Euro 2020, kontrata e tij do të rishikohet dhe do të vendoset a vazhdohet edhe për ciklin e kualifikimeve për botërorin e vitit 2022.
Challandes do të udhëheqë Kosovën në ndeshjet miqësore që kombëtarja jonë i zhvillon këtë muaj në Francë me Madagaskarin (24 mars) dhe Burkina Fason (27 mars), raporton Insporti.
Në videon e bashkëngjitur në këtë artikull kemi përgatitur një profil të shkurtër të selektorit të ri të Kosovës. /Insporti.com