FFK: Po e bëtë këtë gabim nuk futeni në stadium

Futboll 24 Mars 2019 15:29

FK-ja ka lajmëruar tifozët që kanë blerë bileta online për ndeshjen Kosovë – Bullgari, për detajet me të cilat duhet të kenë shumë kujdes.

FFK ka bërë të ditur se ata që kanë blerë bileta online duhet ta shtypin biletën në versionin bardh e zi.

Përveç kësaj FFK-ja bën të ditur që biletat nuk duhet të jenë të dëmtuara dhe kodi duhet të jetë i lexueshëm,

Më poshtë njoftimi i plotë i FFK-së.

“Të gjithë qytetarët që kanë blerë bileta online duhet ta shtypin biletën në versionin bardh e zi. Bileta nuk duhet të jetë e dëmtuar. Shtypi duhet të jetë i pastër dhe teksti dhe kodet duhet të jenë të lexueshme”, thuhet në njoftim.

-->