FFK po merr pjesë në Kongresin e UEFA-së (Foto)

Futboll 26 Shkurt 2018 14:15

Kryeqyteti i Sllovakisë, Bratislava, është mikpritës i mbledhjes së radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Kongresit të 42-të të zakonshëm të UEFA-s, ku në këtë të fundit është duke marrë pjesë edhe delegacioni i FFK-së, i cili po udhëhiqet nga presidenti Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

Të dielën, Komitetit Ekzekutiv, i kryesuar nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, kanë miratuar ciklin e pestë të programit të ndihmës së UEFA Hat-Trick në favor të 55 federatave.

Hat-Trick V do të funksionojë nga 2020 deri në 2024, kurse ky program ka nisur në vitin 2004 dhe financohet nga të ardhurat e Kampionatit Evropian dhe është bërë një nga iniciativat më të mëdha të solidaritetit dhe zhvillimit që do të krijohet ndonjëherë nga një trup sportiv.

Ndërkohë sot, UEFA në Bratislavë ka mbajtur kongresin e zakonshëm. Kongresin e ka përshëndetur kryeministri sllovak Robert Fico, kryetari i FIFA-s Gianni Infantino dhe kryetari i Federatës sllovake Jan Kovaçik. Delegatët e Kongresit fillimisht me një minutë heshtje i kanë nderuar të gjithë ata njerëz të futbollit që kanë vdekur ndërmjet dy kongreseve e në mesin e tyre ishte edhe emri i ish anëtarit të KE-së, Agim Maloku dhe të tjerëve të cilit i pat nderuar edhe FFK-ja me mirënjohje post-mortum.

Delegatët e federatave kanë miratuar Raportin e presidentit të UEFA-s, Planin financiar dhe Raportin financiar. /Insporti.com

 

-->