FFK vendos për datën e fillimit të sezonit të ri

Futboll 25 Maj 2021 17:35

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së mbajti mbledhjen e vet të radhës, ku ndër tjera vendosi për datën e fillimit të edicionit 2021/22 dhe për afatin kalimtar në futbollin e Kosovës.

KE diskutoi për fillimin e kampionatit të ri dhe mori vendim që edicioni i ri 2021/2022 të fillojë më 21 gusht, 2021.

Po ashtu, KE përcaktoi edhe datat e fillimit të afatit kalimtar. Në konkurrencën e meshkujve afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe zgjat deri me 15 gusht, ndërsa për konkurrencën e femrave afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe zgjatë deri me 25 gusht 2021.

KE diskutoi edhe për përgatitjet e ndeshjeve miqësore të Kombëtares A, e ku u konstatua se përgatitjet po ecin mirë. Kështu, që më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja me Kombëtaren e San Marinos, ndërsa më 4 qershor me Kombëtaren e Maltës edhe atë në Austri, pasi që më parë është tërhequr Kombëtarja e Kazakistanit me shkakun se shteti i Kazakistanit nuk e ka njohur Kosovën.

Ndërkaq, më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës udhëton në Antalia për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve me Kombëtaren e Guinesë dhe atë të Gambisë.

-->