FFK zyrtarizon rregullin e zëvendësimeve

Futboll 22 Maj 2020 16:08

Futbolli i Kosovës u “paralizua” në mes të muajit mars pas paraqitjes së rasteve të para me COVID-19 në vendin tonë.

Kurse, tashmë janë bërë katër ditë që skuadrat kosovare janë rikthyer në stërvitje pasi morën dritën e gjelbër nga Ministria e Shëndetësisë për të punuar në grup.

Federata e Futbollit të Kosovës, sot ka konfirmuar ndryshimin e përkohshëm për zëvendësimin e lojtarëve gjatë një ndeshjeje.

Sipas këtij rregulli, numri i zëvendësimeve në ndeshje do të mbetet tre por do mund të ndryshohen 5 lojtarë.

Për me shumë lexoni me poshtë:

Ditë më parë IFAB e ka aprovuar propozimin e FIFA-s për të futur një ndryshim të përkohshëm në Ligjin 3 – Lojtarët, në lidhje me numrin maksimal të zëvendësimeve të lejuara për garat e planifikuara që përfundojnë në vitin 2020, pavarësisht nëse tashmë kanë filluar. Ky ndryshim është bërë si pasojë e pandemisë Covid-19.

Komisioni i Gjyqtarëve e ka aprovuar këtë ndryshim dhe ajo do të zbatohet në vazhdimin e garave të këtij edicioni si në garat e Digitalb Kupës së Kosovës, ashtu edhe në kampionat, ngase kjo do t’u mundësojë skuadrave ta kenë më të lehtë përballimin e orarit të ndeshjeve në vazhdim.

-->