FFM zyrtarisht kërkon nga UEFA që të anulojë ndeshjen Maqedoni-Kosovë

Nations League 11 Mars 2020 14:11

Federata Futbollistike e Maqedonisë së Veriut sot edhe zyrtarisht  nëpërmjet një shkrese ka kërkuar nga UEFA anulimin e ndeshjes Maqedoni-Kosovë, njofton gazeta KOHA.

FFM-ja në shkresën e dërguar UEFA-së, ka potencuar problemin me arritjen e futbollistëve të përfaqësueses në Maqedoni respektivisht izolimin eventual (karantinë) të disa futbollistëve të cilët do të vijnë nga vendet me shkallë të lartë prezencës së koronavirusit COVID-19.

Gjithashtu nga FFM njoftojnë se janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin për Shëndet Publik, ku plotësisht po respekton rekomandimet, masat ose ndalesat e tyre.

-->