FIBA e rendit Dardan Berishën në top 10 transferimet që mund të bëjnë dallimin në Europe Cup

Superliga 16 Tetor 2018 10:46

Dardan Berisha është rikthyer në skuadrën shqiptare Z Mobile Prishtina. Pas një aventure në skuadrat evropiane ka pranuar sërish të veshë fanellën bardhekaltër.

Kjo ka bërë që Federata Botërore e Basketbollit, FIBA, ta rendit në top dhjetë përforcimet më të rëndësishme të vitit.

“Është e vështirë të mos e përmendësh kthimin e Dardan Berisha në Z Mobile Prishtina së bashku me lëvizjet e tjera të profilit të lartë të verës. Në të vërtetë, ai luajti për këtë ekip sezonin e kaluar përpara një lëvizjeje në mes të sezonit në CEZ Nymburk”.

“Para largimit, ylli kosovar kishte një mesatare prej 16.6 pikëve, 5.0 kërcimeve dhe 3.2 asistimeve në FIBA Europe Cup dhe nuk do të ishte aspak një shtrirje për të parashikuar numra të ngjashëm edhe këtë vit”, shkruan FIBA.com

“Plisat” aktualisht janë lider të ligës elitare kosovare të basketbollit duke mos pësuar asnjë humbje.

Ndryshe, Prishtina llogaritet si favorite kryesore për të triumfuar në IPKO Superligën e basketbollit në Kosovë.

TOP10-shja e transferimeve:
1. Semih Erden, Istanbul BBSK
2. Axel Hervelle, Spirou Basket
3. Toney Douglas, Sakarya BSB
4. Vitali Liutych, Tsmoki-Minsk
5. Gabe Olaseni, s.Oliver Wur
6. Deividas Gailius, Pinar Karsiyaka
7/8 .Kaloyan dhe Deyan Ivanov, Levski Lukoil
9. Dardan Berisha, Z Mobile Prishtina
10. Jack Cooley, Dinamo Sassari

-->