FIBA përjashton gjyqtarët nga Kupa e Botës për këtë gabim

Basketboll 08 Shtator 2019 13:59

Takimi ndërmjet Francës dhe Lituanisë në Kupën e Botës në basketboll Kina 2019, ku Franca fitoi 78:75 ishte vendimtar për plasmanin e këtyre dy fuqive të basketbollit në garat e mëtutjeshme.

Franca shënoi fitore 78:75 dhe tashmë e ka të konfirmuar plasmanin në çerekfinale, kurse Lituania do të jetë ndër tetë ekipet më të mira të kësaj gare.

Por, ndeshja u përcoll me shumë reagime, për vendime kundërthënëse të gjyqtarëve, një nga të cilët, në fkat është edhe shkelje drastike e rregullave të lojës, shkruan Insporti.

Po zhvillohej minuta e fundit e ndeshjes dhe rezultati ishte 76:74 për Francën, kurse Valanciunas i kishte dy gjuajtje të lira për Lituaninë.

Pasi shënoi të parën, në gjuajtjen e dytë të lirë, Rudy Gobert i Francës, “intervenoi” në mënyrë ji të rregullt, duke e hequr topin nga trajektorja në rrethin e koshit.

Gjyqtarët nuk e panë këtë dhe nuk e pranuan shënimin, siç thuhet në rregulla, kurse nga rezultati 76:75, De Colo shënoi për dy pikë dhe në aksionin e fundit, kur Lituanisë i duhej treshe me doemos, nuk pati shënim dhe Franca e fitoi ndeshjen.

Pas analizës FIBA vendosi që tresha e gjyqtarëve e kësaj ndeshjeje të mos gjykojë më në Kupën e Botës, duke e pranuar gabimin e tyre.