Fichajes: Real Madrid arrin marrëveshje verbale me yllin e Chelseas

Futboll 10 Tetor 2021 22:09

Real Madrid thuhet se ka arritur marrëveshje verbale me yllin e Chelseas, Antonio Rudiger.

Rudiger ka qenë ndër qendërmbrojtësit më të mirë në botë që kur Thomas Tuchel mori drejtimin e “Bluve”.

Sidoqoftë, fatkeqësisht për Chelsean, Rudigerit i skadon kontrata në verë dhe nuk ka arritur marrëveshje për rinovim.

Todo Fichajes raporton se Real Madrid ka arritur marrëveshje verbale me Rudiger dhe mund të nënshkruar parakontratë gjatë janarit.

Rudiger thuhet se ka ëndërr kalimin në “Santiago Bernabeu” dhe raporti spanjoll shton se do ndodh verën e ardhshme.

Rudiger para disa javëve tha se është i lumtur te Chelsea, por edhe Bayern Munich ka interesim.

-->