FIFA do të arkëtojë shifër rekord nga Botërori

Futboll 13 Qershor 2018 09:49

Vetëm edhe një ditë na ndan nga fillimi i ngjarjes kryesore sportive të vitit, Kampionati Botëror në futboll “Rusia 2018”.

E derisa të gjithë janë në pritje për t’i parë lojtarët më të mirë në botë, kombëtaret e tyre, por edhe ato për të cilat bëjnë tifo, kjo ngjarje nuk është vetëm tifozeri dhe lojë futbolli.

Madje është një biznes miliarda dollarë, që pritet të gjenerohen nga aktivitete të ndryshme përgjatë një muaji sa zgjat Kupa e Botës.

Sipas një raportimi që ka bërë “New York Times”, në bazë të dokumenteve zyrtare të FIFA-s, institucioni më i lartë i futbollit botëror, do të gjeneroj plotë 6.1 miliardë dollarë gjatë këtij Botërori, ku përfshihen të drejtat televizive, marrëveshjet për sponsorizim, etj.

Për më shumë, përfitimet prej 6.1 miliardë dollarë, janë 10% më shumë se sa që kishin qenë parashikimet nga FIFA fillimisht dhe 1.3 miliardë më shumë se në Botërorin e kaluar në Brazil në vitin 2014.

Po ashtu, nga të drejtat televizive, do të arkëtohen 2% më shumë se qëllimi fillestar nga FIFA dhe 200 milionë dollarë më shumë nga marrëveshjet për sponsorizim se sa që ishin parashikuar, dhe kjo kryesisht për shkak të shtimit të kompanive kineze, ku shtatë nga 20 kompanitë sponsorizuese të Botërorit, janë nga Kina, vend ky që fare nuk merr pjesë në Kupën e Botës me përfaqësuesen e tyre. /Insporti.com

-->