FIFA me një lajm të tmerrshëm për yllin kosovar

Futboll 06 Shkurt 2019 17:43

Çështja e futbollistit kosovar, Loret Sadikut, vazhdon të jetë ndërlikuar.

Sadiku dikur kishte dëshirën që ta përfaqësonte kombëtaren e Suedisë, e më pas kishte bërë një kërkesë me shkrim në FIFA, që të luante për kombëtaren e Shqipërisë.

Në organizmin më të lartë të futbollit, rregulli është i qartë: “Një lojtar, nuk ndërron më shumë se dy Kombëtare”. Por futbollisti që luan në Turqi, nuk dëshironte t’i bashkohej Shqipërisë, transmeton Insporit.com.

Christian Panucci e ftoi së fundmi duke e thirrur te Kombëtarja shqiptarja, por Sadiku iu justifikua se ishte i dëmtuar.

Por, më pas nisën lajmet e dëshirës së madhe të tij për t’iu bashkuar Kosovës, megjithatë një gjë e tillë duket se ka pak gjasa të ndodhë.

Sipas regullës së FIFA-s, Sadikut nuk mund t’i jepet mundësia për një zgjedhje të tretë.

-->