FIFA ndëshkon 5 klube të Premier League duke i pezulluar yjet e kombëtares së Brazilit

Futboll 08 Shtator 2021 15:12

 FIFA ka vendosur ti ndëshkojë klubet e Premier League që refuzuan të linin të lirë lojtarët për grumbullimin e eliminatoreve të Botërorit.

Organi më i lartë i futbollit Botëror i kërkoi klubeve të pezullojnë me 5 ditë 8 yjet e kombëtares braziliane; Alisson, Fabinho, Firmino, G. Jesus, Ederson, Raphinha, Fred dhe Thiago Silva.

Nga ky ndëshkim preken 5 klube të Premier League, Liverpool, Man City, Leeds, Man Utd dhe Chelsea.

Pezullimi fillon nga data 10 deri me 14 shtator dhe si rrjedhojë klubet do të jenë pa këta lojtarë në ndeshjet e fundjavës.

-->