FIFA nesër zyrtarizon kompeticionin më të ri për klube

Futboll 14 Mars 2019 18:44

Sipas të gjitha gjasave, FIFA nesër në mbeldhjen që do ta zhvillojë në SHBA, do ta aprovojë kompeticionin më të ri për klube, të njohur si “Kupa e Botës”.

“Sports Pro” raporton se kompeticioni do të fillojë në vitin 2021 dhe do të luhet nga 17 qershori deri më 4 korrik, transmeton Insporti.

Fifa-logo

Ky turne ka për qëllim zëvendësimin e Kupës së Konfederatave që zhvillohet një herë në katër vite.

E sigurtë është që në atë vit që luhet ky kompeticion, nuk do të ketë as “Kupë Bote” dhe as “Kampionat Evropian” dhe evenimente të tjera në Amerikën Latine.

Gjithashtu, ajo që e njohim tani si Kupa e Botës për Klube nuk do të ekzistojë më si kompeticion.

Në këtë këtë garë pritet të marrin pjesë 24 skuadra, derisa tetë prej tyre do të jenë nga Evropa. /Insporti.com/

-->