FIFA përjashton Rusinë nga të gjitha garat, UEFA suspendon të gjitha klubet ruse nga kompeticionet evropiane

Rusia nuk do të luajë në ngjarjen më të madhe sportive në botë, sepse FIFA e ka ndaluar pjesëmarrjen e Rusisë pasi ata pushtuan Ukrainën, duke vrarë ushtarë dhe njerëz të pafajshëm, shkruan Insporti.
Ndërsa, UEFA ka suspenduar të gjitha klubet ruse nga kompeticionet evropiane.
FIFA dhe UEFA (Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit) lëshuan një deklaratë duke njoftuar sanksionet e reja.
“FIFA dhe UEFA kanë vendosur sot së bashku që të gjitha ekipet ruse, qofshin ekipet përfaqësuese kombëtare apo ekipet e klubeve, do të pezullohen nga pjesëmarrja në të dyja garat e FIFA-s dhe UEFA-s deri në njoftimin e mëtejshëm”, thuhet në deklaratë.
“Futbolli është plotësisht i bashkuar këtu dhe në solidaritet të plotë me të gjithë njerëzit e prekur në Ukrainë. Të dy presidentët shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm dhe me shpejtësi, në mënyrë që futbolli të mund të jetë përsëri një vektor për unitetin dhe paqen mes njerëzve.”

Të dy presidentët shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm, në mënyrë që futbolli të jetë sërish një vektor për unitetin dhe paqen mes njerëzve.
/Insporti.com