FIFA planifikon ndryshime drastike në futboll
Futboll
17 Korrik 2021
16:45

Sipas ‘Mundo Deportivo’, FIFA po planifikon të bëjë ndryshime rrënjësore në futboll.
Ndeshjet e futbollit mund të bëhen më të shkurtëra, dhe të luhen me nga dy pjesë nga 30 minuta secila.
Ndër rregullat tjera që mund të shtohen, janë edhe minutat e lojës të ndalen kur topi del jashtë, zëvendësimet të jenë të pakufizuara, rivëniet anësorë të luhen me këmbë.
Plainfikohet suspendim prej pesë minutash për çdo futbollist që merr karton të verdhë.
Ky sistem i ri aktualisht po përdoret në një kompeticion për të rinj i quajtur
“Future of Football Cup” si një eksperiment, dhe mbetet të shihet nëse këto rregulla do të miratohen edhe në top ligat evropiane.