FIFA rekomandon shtyrjen e ndeshjeve të Kosovës

Nations League 13 Mars 2020 21:36

Konfirmohet shtyrja e ndeshjes së Kosovës ndaj Maqedonisë Veriore në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve transmeton Insporti.

Në njoftim e publikuar nga FIFA thuhet se “FIFA rekomandon që të gjitha takimet internacionale të parapara të zhvillohen në muajin Mars dhe Prill duhet të shtyhen deri në një kohë të pacaktuar në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i lojtarëve dhe ai publik”.

Kujtojmë që të gjitha kampionatet e mëdha evropiane, Liga e Kampionëve dhe liga vendore janë anuluar për një periudhë të pacaktuar.

-->