FIFA shkruan për Kosovën: Motivim për të hënën, 15 ndeshje pa humbje

Futboll 09 Shtator 2019 13:46

Kosova me fitoren ndaj Republikës së Çekisë ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian.

Djelmoshat e Bernard Challandes fituan me përmbysje ndaj çekëve në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1.

Fitorja e Kosovës u bë lajm në gjithë Evropën, derisa edhe UEFA e uroi për fitoren dhe ecurinë fantastike prej 15 ndeshjeve pa humbje.

Tani edhe shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka shkruar për sukseset e Dardanëve.

FIFA ka shkruar në Twitter për 15 ndeshjet radhazi pa humbjet ë Kosovës.

“Pa humbje 15 ndeshje radhazi. Motivim për të hënën”, shkruhet nga FIFA. /insporti.com/

-->