Fillim i mbarë i Akil Gjakovës

Sporte luftarake 27 Prill 2018 10:34

Akil Gjakova në luftën e parë kundër Cedric Bessi në Kampionatin Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Tel Aviv të Izraelit, ka arritur ta mposht kundërshtarin e tij me Ippon.

Lufta e Gjakovës përfundoi shpejt dhe xhudisti kosovar ishte dominues nga fillimi kundër Bessi.

Me këtë fitore Akil Gjakova avancon tutje dhe luftën e radhës e zhvillon pak më vonë me rusin Uali Kurzhev.

-->