Fillojnë deklaratat thumbuese të trajnerëve për finalen Man.United – Chelsea

Futboll 23 Prill 2018 10:36

Pas Manchester United, dje edhe Chelsea e siguroi finalen në Kupën FA të Anglisë e cila zhvillohet më 19 maj, por qysh tani duket se kanë filluar “lojërat” përmes deklaratave.

I pari kësaj radhe është trajneri i “Bluve” të Londrës, Antonio Conte, i cili deklaroi se Manchester United i Jose Mourunhos është skuadra favorite.

Conte tha se Chelsea sezonin e kaluar në finale të FA Cup hyri si favorit, por u mposht nga Arsenal dhe kësaj here janë Man.United janë favorit, duke aluduar se “Djajtë e Kuq” si favorit, i pret skenari i njëjtë si ai i Chelseat një vit më parë kundër Arsenal.

“E dini se vitin e kaluar kemi hyrë si favorit në finale, por humbën nga Arsenal. Kurse, këtë vit, ne nuk jemi favoriti, por Manchester United”, tha Conte.

“Me Josen, i kemi sqaruar situatat e mëparshme dhe nuk ka ndonjë problem në mes meje dhe atij. Finalja është një ndeshje në mes dy skuadrave të mëdha, Manchester United dhe Chelseat”, vazhdoi trajneri italian.

“Po flasim për dy trajnerë të cilët kanë një karakter të fortë dhe për dy fitues. Unë kam respekt të madh për historinë e United dhe historinë e Mourinhos. Po ashtu, mendoj se edhe ata kanë respektin e njëjtë për historinë e Chelseat dhe timen”, deklaroi Antonio Conte në prononcimin e tij.

Jose Mourinho, ende nuk është deklaruar për finalen e FA Cup kundër Chelseat, por shtypi britanik raportoi para ndeshjes gjysmëfinale Chelsea – Southampton, se portugezi do ta preferonte skuadrën e Contes në finale, në mënyrë që ta siguronte këtë trofe pikërisht duke e mposhtur atë dhe ish-skuadrën e tij, Chelsea. /Insporti.com

-->