Fillojnë pjesët e dyta në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

Futboll 25 Prill 2021 15:49

Kanë filluar pjesët e dyta të tri ndeshjeve të fundit që po zhvillohen sot në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, Insporti.

Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë në Gjilan, aty ku skuadra lidere dhe kampionia në fuqi, Drita, mbylli pjesën e parë më rezultat të barabartë 1-1 me skuadrën e tretë dhe që gjithashtu po lufton për titull, Prishtinën.

Për Dritën shënoi Betim Haxhimusa, ndërsa për Prishtinën shënoi Endrit Krasniqi.

Teksa, në anën tjetër Llapi ka përmbysur rezultatin kundër Trepçës ’89, 2-1.

Ndërsa në Suharekë, skuadra tjetër pretedente për titull, Ballkani, nuk arriti të shënonte ndaj Gjilanit dhe pjesa e parë u mbyll me rezultat të bardhë 0-0. /Insporti.com

-->