Fillon afati kalimtar në basketboll

Superliga 11 Janar 2021 14:34

Sot ka filluar afati kalimtar për basketbollistë/e, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Afati kalimtar do të përfundojë të premten më 15 janar.

Në këtë afat klubet mund të regjistrojnë lojtarët vendorë apo edhe të huaj.

Për basketbollistët vendorë, afati përfundon të premten, derisa lojtarët e huaj mund të regjistrohen deri 72 orë para xhiros së 22-të në Prince Caffe Superligë.

Basketbollistë vendorë pas paraqitjes së dokumenteve, mund të luajnë në xhiron e 15-të në elitë, që zhvillohet në fundjavë.

Afati kalimtar pritet të jetë mjaft interesant, pasi skuadrat kanë paralajmëruar disa përforcime me lojtarë vendorë, por edhe të huaj, duke e bërë më interesante Superligën e Kosovës, por edhe garat tjera, si Superligën e Femrave apo edhe Ligën e Parë të Meshkujve, ku klubet janë mjaft aktive për të arritur synimet që kanë.

-->