Fillon kampionati në futsall, Prishtina 01 e nis me fitore të thellë

Futboll 17 Tetor 2020 22:11

Ka nisur sezoni i ri 2020/2021 në futsallin vendor, shkruan Insporti.

Në takimin e zhvilluar sot në në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve  në kryeqytet, Prishtina 01 ka mposhtur Drenica & Traditës.

Prishtina 01 dominoi gjatë gjithë takimit dhe në fund fitoi me rezultatin e thellë 9-0./Insporti.com/

-->